Kulturë

Kumanovë, AKV ”Bajram Shabani” kremtoi 75 vjetorin e themlimit

09.11.2019 17:49

Me moton “Art, Kulturë dhe Traditë”, me një koncert solemn, Ansambli i Këngëve dhe Valleve...

Me moton “Art, Kulturë dhe Traditë”, me një koncert solemn, Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Bajram Shabani” nga Kumanova, kremtoi 75 vjetorin e themelimit. 7 dekada e gjysmë ky ansambël me dinjitet ruajti dhe kultivoi traditat kulturore muzikore të trevës së Kumanovës, të cilat edhe i prezantoi në festival të ndryshme në Shqipëri, Kosovë, Turqi, në vnedin tone dhe disa shtete Evropiane.
 
 “AKV “Bajram Shabani”, sivjet kremton 75 vjetorin e ekzistimit, normalisht po mos ishit ju publik i nderuar, familje të nderuara Kumanovare që keni dhan këta artiste. Ne edhe këtë vit kemi sikur vitet tjera zhvilluam aktivitete të ndryshme rreth 40 sosh, sigurisht jemi kthyer me cmimet e para, të dyta e kështu me rradhë edhe aty kku kan qenë festivale apo manifestime reviale edhe aty kemi kaluar si një nba shoqëritë më të organizuara”, u shpreh mes tjerash Ramadani.
 
 “75 vjet sukses, 75 vjet rezultate pozitive, 75 vjet krenari dhe sigurisht nga kjo shkollë, nga ky Ansambël kan dal emra të shquar të kulturës Kumanovare me rezultatet e të cilëve nuk jemi mburrur vetëm ne, por e gjithë shqiptaria”, tha para mysafirëve të shumt Arbër Ademi.
 
 “Shoqëria 75 vjecare që ka lënë gjurmë në tërë shqiptarinë dhe sot qëndron në një nga Ansamblet më të mira të kombit shqiptar, pra ky është një Ansambël i cili për 75 vjet ka shëndrritur jashtë e brenda kombit shqiptar”, nënvizoi mes tjerash Koreta.
 
Vlen të theksohet se Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Bajram Shabani”, nga ana e Qendrës për Art dhe Kulturë Shqiptare, me seli në Tiranë, u dekorua me titullin “Princ i Artit dhe Kulturës Shqiptare”.
 
FATLUM AQIFI