Ekonomi

Fondet e huaja, ISENI: nuk ka kapacitet për shfrytëzim sa duhet

09.11.2019 18:16

BE është një nga donatorët më të mëdhenjë të vendit për përkrahje të projekteve kapitale si dhe përkrahjen e kompanive...

BE është një nga donatorët më të mëdhenjë të vendit për përkrahje të projekteve kapitale si dhe përkrahjen e kompanive me 100 milion euro në vit. Por Fondet të përgjithshme të huaja për përkrahje të bizneseve vite me rradhë në vendin tonë me vështirësi arrihet që të shfrytëzohen për shkak të kapacietit të dobët menaxhues dhe mosbesimit në institucionet publike thotë drejtori egzekutiv I OEMVP-së Drilon Iseni.
 
"Nëse flasim në terma të përgjithshme për fondet që jep BE-ja vërehet në Maqedoni vite me rradhë se egziston kapacitet i dobët për të menaxhuar me këto mjete, pasi që kërkohen procedura strikte dhe planifikime të sakta dhe nuk ka hapsir për manovrim. Gjithcka që ofrohet në projekt duhet realizohet, mendoj se dhe kompanit e vogla dhe mikro që janë pjesë dominuese në Maqedoni nuk kanë kapacitet të tillë për të përpiluar projekte dhe realizuar të njejtat. Ka shumë kompani që japin si shërbim përpilimin e projekteve mirëpo nga ana tjetër egziston mosbesim ndaj institucioneve publike se sa janë të drejtë dhe transparent në procedurat e dhënies së ndihmës", tha drejtori egzekutiv I OEMVP-së Drilon Iseni.
 
Zgjedhjet dhe ekonomia, Iseni: Rritja e BPV-së, jo më shumë se 3.1%
 
OEMVP vë në dyshim edhe rritjen  e parashikuar nga qeveria të BPV prej  3.5 përqind, madje vlerësojnë se nëse konfirmohet data e zgjedhjeve për në prill të vitit të ardhshëm do të kemi rënie të BPV dhe atë në 3.1 përqind.
 
"Deri sa të shpallen zgjedhjet e parakohshme parlamementare pritjet ishin dhe te Odës se rritja e BPV për vitin 2019 mund të rrumbullaksohet  me vleren 3.1, në linjë të ngjajshme të Bankës Qëndrore, mirëpo në momentin që u shpallën zgjedhjet e parakohshme ka filluar dyshimi tek kompanit nëse ka nevojë të investohet më tutje apo paqartësia se cka i pret ata në të ardhmen. Nëse konfirmohet se zgjedhjet do të jenë në prill të vitit 2020 ne dyshojmë se rritja 3.5 e BPV-së mund të arrihet,  madje mund të bierë në 3.1%", tha Iseni.
 
Ambienti politik mund të vihet në nivel vetëm nëse bisedimet për eurointegrime do të ecin në rrug të duhur dhe kjo me automatizëm do të krijonte dhe ambient më të përshtatshëm për bizneset.
 
GAZMEND REXHEPI