Maqedoni
Minsitria e Ambientit: Deri më 16 dhjetor tenderi për pastrimin e lindanit të rrezikshëm
09.11.2019 18:39
Ministria e Mjedisit bën të ditur se është shtyrë tenderi ndërkombëtar për zgjedhjen e teknologjisë...

Ministria e Mjedisit bën të ditur se është shtyrë tenderi ndërkombëtar për zgjedhjen e teknologjisë më të mirë për pastrimin e deponisë së vogël me lindan të rrezikshëm brenda fabrikës OHIS në Shkup.
Tenderi i shpallur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, për Zhvillimin Industrial UNIDO muajin e kaluar ishte paraparë të mbyllet për tre ditë, por ai do të zgjasë deri më 16 dhjetor njoftojnë nga minsitria. Me kërkesë të ofertuesve të mundshëm UNIDO shtyu afatin e dorëzimit të ofertave deri më 16 dhjetor, duke pasur parasysh që brenda periudhës së caktuar 25-ditore, ofertuesit potencial nuk ishin në gjendje t’i përgjigjen kërkesave të detyrave të projektit”, thonë nga Ministria e ambientit.
