Maqedoni

ASH: BDI po bën presion ndaj administratës

09.11.2019 18:49

Aleanca për Shqiptarët ka akuzuar BDI-në për keqpërdorim të adminsitratës....

Akuzat e ASH-së vijnë pas takimit të djeshëm në Selinë e BDI-së të disa funksionarëve të kësaj partie dhe punonjësve të doganave, që për këtë parti paraqet presion ndaj punonjësve të administratës përpara zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. 
 
“Imagjinoni zv.drejtori i Doganave, doganierët nuk i ka ftuar në zyrat e doganës por këtë e ka bërë tek selia e BDI-së në Reçicë të Vogël? Se BDI ka kapur shtetin dhe të gjitha institucionet e saja, flet edhe fotografia me doganierët shqiptar, të punësuar në një sektor të ndjeshëm të cilët duhet t’i shërbejnë shtetit, doganave, qytetarëve e jo të shfrytëzohen si militant partiak për qëllime partiake. Shantazhimi, abuzimi dhe mobingu janë format që BDI i praktikon sa herë që vijnë zgjedhjet. Duke shkelur, ligjin duke politizuar administratën publike dhe duke e përdorur aparatin shtetëror për qëllime partiake”, theksoi zëdhënësi Flakron Bexheti.