Maqedoni

Parashikimi i motit

10.11.2019 12:04

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira të kohëpaskohshme ndërsa gjatë pasdites...

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira të kohëpaskohshme ndërsa gjatë pasdites dhe gjatë natës pritet të ketë reshje të shiut, kryesisht në pjesën perëndimore të vendit.
 
Temperaturat e mëngjesit do të jenë nga 7 deri në 14 gradë, ndërsa gjatë ditës temperaturat do të jenë nga 11 deri në 19 gradë Celsius.
 
Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, do të fryjë erë e lehtë në drejtimin juglindor. Temperatura e mëngjesit do të arrijë 10 gradë ndërsa temperatura e ditës do të arrijë deri në 18 gradë Celsius.
 
Gjatë ditës së nesërme moti pritet të jetë me vranësira dhe me resheje të shiut në përmasa të mëdha.