Maqedoni
Zaev, rama dhe Vuçiq në Ohër, rikonfirmojnë Shengenin e Vogël
10.11.2019 12:09
Kryeministri Zoran Zaev është nikoqir i takimit të liderëve nga Ballkani Perëndimor...

Kryeministri Zoran Zaev është nikoqir i takimit të liderëve nga Ballkani Perëndimor që sot mbahet në Ohër, si vazhdimsi e takimit të muajit të kaluar në Novi Sad, kur kryeminsitrat Zaev dhe Rama dhe presidenti Vuçiq ran dakord për Shengenin e Vogël ballkanik.
Në takimin në Ohër përveç kryeminsitrit shqiptar Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, po marrin pjesë edhe kryetari i Këshillit të ministrave të Bosnjë Hercegovinës, Denis Zvizdiq dhe ministrja e Ekonomisë të Malit të Zi, Dragica Sekuliq. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, megjithse i ftuar, ka bërë të ditur se nuk do të merr pjesë në takimin e Ohrit.
Kryeministrat Zaev dhe Rama si dhe presidenti Vuçiq mbrëm në Ohër kanë rikonfirmuar deklaratën për bashkëpunim rajonal, i njohur si Shengeni i vogël. Në thelb të deklaratës është angazhimi i përbashkët dhe eleminimi i të gjitha pengesave për lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit, si një kontribut për qytetarët e të gjitha vendeve të rajonit në arritjen e një qëllimi të përbashkët përfundimtar – anëtarësimin e plotë në BE.
“Angazhimi për intensifikimin e bashkëpunimit në bazë të një deklarate të miratuar bashkërisht pritet në pikat e kalimit kufitar, përveç kontrolleve të përbashkëta doganore, do të ketë bashkëpunim për kontrollet fitosanitare, si dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve në të tre vendet vetëm me kartat e identitetit. Deklarata krijon mundësinë e tregut të hapur dhe qasje në iniciativat e biznesit në të gjithë rajonin, pavarësisht se ku janë vendosur ndërmarrjet, krijimin e vendeve të reja të punës dhe inkurajimin e potencialit të përgjithshëm të rritjes", thuhet mes tjerash në njoftimin e kabinetit të kryemisnitrit Zaev. Pas takimit të punës mes liderëve të Ballkanit perëndimor, do të vijojë sesioni me përfaqësues të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Këshillit Rajonal për bashkëpunim, Komisionit Evropian, Bankës Botërore dhe Bankës Investuese Evropiane.
