Botë
Spanjë, sod po mbahen zgjehdjet parlamentare
10.11.2019 12:57
Spanjollët u janë drejtuar kutive të votimit, për zgjedhjet e përgjithshme. Ata po votojnë në zgjedhjet e tyre të katërta të përgjithshme brenda katër vjetësh....

Duke mos pasur shumicën, socialistët që i fituan zgjedhjet e prillit, kishin nevojë për mbështetjen e partive të tjera për ta formuar qeverinë. Bisedimet e dështuara me aleatin e tyre më të afërt, partinë e majtë Podemos, u shndërruan në grindje publike. Të dyja palët nuk u pajtuan për formatin e një partneriteti qeverisës. Pa mbështetjen e ndonjë prej forcave të tjera kryesore parlamentare, Sanchezi nuk arriti që as në shtator ta formojë koalicionin e shumicës, duke shkaktuar zgjedhje të reja. Sondazhet thonë se socialistët do të fitojnë përsëri, por nuk mund ta kenë shumicën.
Një nga faktorët vendimtar në këto zgjedhje, sipas vëzhguesve, mund të jenë protestat e vazhdueshme të katalonasve, për pavarësi. Forcat konservatore në Madrid kritikojnë kryeministrin Sánchez për mungesë vendosmërie kundër katalonasve. Për të evituar kaosin në ditën e zgjedhjeve në këtë rajon, autoritetet kanë angazhuar rreth 8000 nëpunës rajonal dhe 4500 policë federalë dhe gardën civile. Vendvotimet do të jenë të hapura deri në ora 20.00 në pjesët qendrore, ndërsa në ishujt Kanare deri në ora 21.00.
