Maqedoni

Mickovski: BE alternativa e vetme për vendin

10.11.2019 15:37

Alternativë e vetme për vendin është Bashkimi Evropjan, thekson lideri i opozitës maqedonase Hristian Mickovski...

Alternativë e vetme për vendin është Bashkimi Evropjan, thekson lideri i opozitës maqedonase Hristian Mickovski, duke u përgjigjur rreth qëndrimit të tij për takimin e liderëve të ballkanit perëndimorë në Ohër. Mickovski preferon që bashkëpunimi mes vendeve të rajonit të realizohet me marrveshje dypalëshe. 
 
"Për ne nuk ka alternativë përveç asaj që e flasim tër kohën e ajo është anëtarësimi i plotë në kuadër të BE-së.Por edhe në të kaluarën kemi thënë dhe do ta përsërisim qëndrimin e njejtë se çdo mundësi që Maqedonia mudn ta shfrytëzojë për përmirësimin e jetës së qytetarëve duhet shfrytëzuar, por kjo zgjidhet me marrveshje dypalëshe. Un nuk kam informacione se çfar janë vendimet, çka po bisedohet, çafar nënshkruan Zoran Zaev edhepse nëtakimin e fundit të liderëve te presidenti Pendarovski kam kërkuar sqarime, atëher mora sqarim prej dy rrshtash, që nuk ishte as në nivelin enciklopedik e jo më për thelbin", tha Hristian Mickovski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
 
Micskovski: Zaev ka realizuar vetëm 2% të premtimeve 
 
Mickovski njëherit ka kritikuar LSDM-në dh kryeminsitrin Zaev se ka realizuar vetëm 2% të premtimeve që u janë dhënë qytetarëve.
 
"U shëndrruam në rekorder për disfata dhe rezultate të dobëta. Zoran Zaev e ka bërë shtetin rekorder sipas numrit të qytetarëve të varfur, qytetar të varfur që jetojnë buz qëndrueshmërisë egyistenciale. E bën shtetin rekorder për ndotje të ajrit, rekorder për nivelin e korrupcionit dhe krimit të organizaur, Zaev e bëri Maqedoninë rekorder për ikjen e investimeve, përdallim të vendeve fqinje ku janë të pranishme investimet. U shëndrruam në rekorder të mbylljes së mediave, rekorder për borxhin publik dhe nivelin që Zaev i fut në borxh qytetarët. Rekorder për migrim dhe jetë jo të mirë", tha Mickovski.
 
LSDM: Po dëshmojnë si realizohen premtimet
 
Por nga LSDM e pretendojnë të kundërtën. Nga kjo parti thonë se po dëshmojnë se çfar do të thot realizim i premtimeve dhe si kthehen paratë te qytetarët.
 
"Është i madh dallimi mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së në konceptin e qasjes në investimet kapitale dhe zhvillimin e infrastrukturës. Për krahasim, VMRO harxhoi 700 miljon euro për Shkupin 2014, ndërsa LSDM  për dy vite ka investuar 800 miljon euro në riparimin dhe ndërtimin e rrugëve, një miljon euro në infrastrukturën rrugore kthejnë tre miljon e gjysëm euro në ekonomi dhe biznes, e me këtë edhe vende të reja pune. Nëse parat e Shkupit 2014 VMRO do ti investonte për ndërtimin e rrugëve deri tani duhej të ktheheshin dy miljard e gjysëm euro në ekonominë vendore. Derisa VMRO e ndërtoi fasadën e kompanis MEPSO për 10 miljon e gjysëm euro, LSDM me 11 miljon euro i riparon drejtimet rrugore, Manastir-Demorhisar 10 kilometra, Koçani- Molitfa 12 kilometra, Tetovë Kodra e Diellit 18 kilometra, Strumicë-Novosellë 13 kilometra, Shtip-Radovish 21 kilometër, kumanovë-Shën Nikollë 32 kilometra. Derisa VMRO i harxhoi 22 miljon euro për ndrëtimin e objektit të ndërmarrjes së ujësjellësit LSDM ka ndërtuar 400 kilometra ujësjellës dhe kanalizimi ne nëvend", tha Bllagoj Boçvarski nga LSDM.
 
Reformat për jetë më të mirë për të gjith qytetarët janë në rrugën e duhur thonë nga LSDM. 
 
VLORA LATIFI TOPOJANI