Maqedoni
Zaev, Rama dhe Vuçiq nga samiti i Ohrit: Po forcojmë bashkpunimin rajonal
10.11.2019 16:00
Objektivi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian mbetet qëllim i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.....
Objektivi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian mbetet qëllim i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, dhe asnjë alternativë tjetër për këtë synim nuk është e zbatueshme për rajonin. Kjo është pika e parë e një dokumenti që kanë nënshkruar kryeminsitrat e Maqedonisë dhe Shqipërisë Zoran Zev dhe Edi Rama si dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, në samitin e Ohrit. Deklarata e përbashkët shënon listën e përparësive për forcimin e bashkëpunimit rajonal. Kryeministri i RMV-së Zoran Zaev tha se kjo është nismë e përbashkët e cila permes bashkëpunimin rajonal do të ndihmon qytetarët.
"Kemi hapur nismë, plan për aksion i cli jep një Ballkan më të ndryshëm, mund të paramendoni që Serbia, Maqedonia e Veriut multietnike dhe Shqipëria hapin nismë që ftojnë 6 shtete të bëjnë më shumë se sa jemi duke bërë përmes procesit të Berlinit dhe agjendës evropiane ekonomike. Të gjithë duhet pajtuar se Ballkani po ndryshon në një vend më të mirë dhe faktor më të rëndësishme në Europë. Plani për aksion përfshin lëvizje të lirë me kartë identiteti, mundëson shirita të shpejtë për kamionë në pikat kufitare, pranimin e dokumenteve mes vendeve. Përpunuam plan konkret si t’i pranojmë mes vete edhe diplomat. Shpresoj që të gjithë pjesmarrësit do ta përqafojnë këtë plan veprimi”, tha Zoran Zaev, kryeministër i RMV-së.
Kryeministri shqiptarë Edi Rama tha se nuk bëhet fjalë për asgjë të re dhe se kjo është nismë e përbashkët dhe nuk është ‘Jugosllavi’ e re por mundëson qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave.
“Nuk është ideja të ndajmë Ballkanin Perëndimor që edhe kështu është i vogël por ideja është që të përfshimë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Bashkëpunimi rajonal dhe jetësimi i katër lirive të BE në bashkëpunim me vendet e rajonit, përfshi edhe Sërbinë edhe BeH të cilat nuk e pranojnë Kosovën nuk do të thotë që Shqipëria ka ndryshuar qëndrim ndaj Serbisë lidhur me njohjen e Kosovës. Ndërkohë mos zgjidhja ende e kësaj çështje nuk është absolutisht një arsye që Kosova të vetëpërjashtohet. Apo aq më tepër nuk është një arsye që Kosova dhe Shqipëria të mos mbrojnë interesat e tyre ekonomik dhe social", tha Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se këtu jemi dakorduar për marrveshje me rëndësi për qytetarët të cilat sipas tij do të ndikojnë në tërheqjen direkte të investimeve të huaja.
"Për Serbinë kjo është iniciativë e rëndësishme. Ne për një kohë të shkurtë kemi arritur marrëveshje shumë të rëndësishme për qytetarët tanë. Do ta sqaroj që ta kuptojnë qytetarët: kur të mundësojmë kujdestari për inspektimet fito-sanitare dhe të veterinës në vendkalimet tona kufitare kur të mundësojmë qarkullim më të shpejtë të kamionëve përfaqësuesi i Bankës Botërore tha se me këto masa mund të kursejmë rreth 229 milionë euro. Në mënyre drastike tre vendet do ta rrisim mundësinë për investime direkte. Më pak se një vit e gjysmë do ta shihni rritjen e investimeve në tre vendet pasiqë së bashku do të krijojmë ambijent më të mirë", tha Aleksandër Vuçiç, president i Sërbisë.
Në samitin e Ohrit morën pjesë edhe kryetar i këshillit të ministrave të BeH Denis Zvizdiq dhe ministrja e ekonomisë të Malit të Zi Dragica Sekuliq. Zvizdiq tha se BeH nuk ka qëndrim rreth kësaj nisme ndërsa Sekuliq tha se beson në bashkëpunimin rajonal. Megjithse të ftuar Kosova nuk kishte përfaqësues në takim. Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një bisede telefonike ia ka konfirmuar kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, mos pjesëmarrjen në samit. Ndërsa kreu i LDK-së Isa Mustafa e ka quajtur marrveshjen për mini Shengenin Ballkanik si krijim i një Jugosllavie të re. Takimi i radhës midis liderëve të Ballkanit perëndimorë pritet të mbahet në Durrës më 21 dhjetor.
NAIM RAMDANI
