Maqedoni
Shtip, punëtoret e tekstilit në protesta
10.11.2019 16:38
Punëtoret e tekstilit në Shtip kanë protestuar për kushte më të mira dhe paga dinjitoze....

Ato thanë se nuk i mbështesin kërkesat për rritjen e orarit të punës, duke paralajmëruar largim nga puna nëse rritet oriri i punës.
"Të mbetet orari i punës 8 orë, rroga më të mira k-15 për të gjith, kushte më të mira"...
"Përdor barëra që të mund të punoj më shum nëse rritet orari nuk mund të qëndroj", thanë punëtoret.
Organizatorët ishin të kënaqur nga pjesmarrja në protetë, pasi kishin përkrahje edhe nga qytetarët dhe organizata tjera që kërkojnë respektimin e të drejtave të punëtorëve.
"30 vite nën kusht të këqija të punës, me rroga të ulëta, ndërsa punëdhënësit kërkojnë shkurtimin e të drejtave të tyre"...
"Është e nevojshme ato vet ta zhvillojnë atë betejë dhe të jenë më të zëshme kur janë në pyetje të drejtat e tyre", thane organizatorët.
Deri te protestat erdhi për shkak të kërkesës së punëdhënësve për rritjen e orarit të punës dhe tu lejohet të punojnë edhe për festa. Por organizatorët paralajmëruan vazhdimin e protestave.
VLORA LATIFI TOPOJANI
