Maqedoni
Ndihmat sociale, shfrytëzuesit: Nuk mjaftojnë për jetesë
10.11.2019 18:22
Pavarisht se ndihmat sociale janë rritur për 300% shfrytëzuesit e ndihmës sociale edhe më tej ankohen...

Pavarisht se ndihmat sociale janë rritur për 300% shfrytëzuesit e ndihmës sociale edhe më tej ankohen se këto mjete nuk ju mjaftojnë për të përmbushur nevojat elementare për jetesë.
"Pak janë, çfarë do të bëj me ato mjete, të paguaj rrymën, ujin, s’po na dalin ato mjete për ti paguar. Disa herë ma ndërpresin rrymën sepse nuk kam mundësi ta paguaj. Më herët I kam marr 2000 denarë tani I marrim 6000 denarë, edhe ato janë pak por prapë më mirë se 2000 denar janë"...
"Tani mjaftojë pakm se marrim 9000 denarëm por prej 6000 denarëvem 9000 më mirë është. Mjaftueshëm nuk janë për me I mbulu shpenzimet, por ma mirë se cka qenë është , edhe pse nuk janë mjaftueshëm"...
"40.000 denarë më ka ardhur dënimi për rrymën, e unë ku me I marr ato mjetë me pagu. Mbrëmë erdhen tre polic erdhën, unë s’kam ku I mar,r jetojmë me një ndihmë sociale të motrës. Me 6000 denarë. Tash a mjafton kjo ndihmë me pagu dënimet"....
"Të vogla janë, nuk I përballojmë shpenzimet"...
"Po të vogla janë ndihmat, me 200 euro nuk shkohet në Evropë", thanë shfytëzuesit e ndihmës sociale.
Personat që punojnë apo marrin pension, mendojnë se ndihmat sociale janë të mjaftueshme nëse bëhen krahësime me pagat e të punësuarve apo penzionistëve
"Po mjaftueshëm janë ndihmat. Unë 38 vjet kam punuar si shofer I autobusit edhe I marr 18 mijë denarë, për ato që nuk punojnë mjaftueshëm, për ata që nuk punojnë hic. 9000 denarë apo 11.000 denarë janë boll", tha një penzionist.
Ju përkujtojmë edhe një herë se për shfrytëzuesit e ndihmave sociale, ka lehtësira gjatë pagesës së faturae të energjisë, që EVN është e detyruar ti ndajë në rata të përballueshme për ta. Madje EVN nuk guxon t’ua shkyçë rrymën këtyre familjeve gjatë tre muajve të ftohtë dhjetor, janar dhe shkurt dhe nëse janë shkucyr, famijet e tilla nuk duhet të paguajnë për kycje të sërishme. Por që të përfitojnë këto famije duhte të bëjnë kërkesë në RVN, të çojnë vërtetim se janë familje shfrytëzuese e ndihmës sociale dhe faturat e energjisë.
FARIJE DAUTI BAKIU
