Maqedoni

Dibër, mjekim mfalas nga kanceri i gjirit

20.09.2014 14:27

Kanceri i gjirit është sëmundje që mund të shërohet nëse zbulohet në kohë...

Në qytetin e Dibër ekziston një ambulance që u ofron shërbime mjekësore falas  të gjithë grave madje këtu mund të kryen edhe operacionet e gjirit.
 
Deri tani ka rreth 46 raste të zbuluara të kancerit që janë mjekuara në këtë ambulancë. Mjekët e këtij spitali thonë se shpëtimi I jetës së njeriut ëhstë më I rëndësishëm se fitimi I parave.
 
“Interesi jonë është që të shpëtojmë një jetë vajze,  nuk është interesi jonë të kemi shumë psh që ta afirmojmë , ngaqë se është pa para ne nuk marrim as për incizim as për fotografinë as për udhëzimin më tutje. Kemi mjekun më të  mire në Maqedoni drejtori I spitalit të Shkupit me teknikun e vet , aparatet I kemi nga më të mirat mamogramet të sjellura nga Amerika”, shprehet drejtori i spitalit të Shkupit, Turhan Rusi.
 
Për dallim nga praktikat ku për të bërë një kontroll duhet të presësh me muaj, këtu shërbimet ofrohen shumë shpejt.
 
“Ideja na erdh për të shpëtuar jetën e ndonjë vajze ,vajzës që do të formojë familje ose nënës që do të rritë kalamajtë,shkaku është që të mbajmë gjallë nënën .Ne kemi investime të mira edhe në Nju Jork. Kjo ambulancë në Dibër është hapur menjëherë pas 3 muajve kur vdiq vajza, kemi një rezultat shumë të mirë kemi rreth 46 raste të zbuluara të kancerit dhe janë të mjekuara vijnë në vizita cdo gjashtë muaj. Por nuk i është dhënë aq rëndësi për afirmimin  sikur që e ka vlerën sepse është pa pagesë cdo send saqë u ofrojmë edhe operaconin nëse personi është në një gjendje që ska mundësi”, shprehet drejtori i spitalit të Shkupit, Turhan Rusi.
 
Ideja për hapjen e kësaj ambulance erdhi pas një fatkeqsie në familjen Rusi. Vajza e tyre, Florin, vdiq nga kanceri i gjirit në moshën 32 vjecare.
 
Dhe familjarët vendosën të mos lejojnë që edhe familjet e tjera të përjetojnë dhimbjen e tyre  . Kështu lindi ideja e kësaj ambulance që kryen shërbimet e saj jo vetëm për dimbranet, por për këdo që shkon atje. 
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI