Maqedoni

Shkup, seancë e re gjyqësore për rastin “Llaskarca”

11.11.2019 10:03

Në Gjykatën Penale sot në Shkup do të vazhdoj seanca gjyqësore për aksidentin tragjik në Llaskarcë....

Në Gjykatën Penale sot në Shkup, do të vazhdojë seanca gjyqësore për aksidentin tragjik në Llaskarcë, ku humbën jetën 16 persona, ndërsa 37 mbetën të lënduar.
 
Në gjykimin paraprak u dëgjuan dëshmitë nga të mbijetuarit dhe njerëzit që të parët u erdhën në ndihmë të aksidentuarve. Dëshmoi edhe një nga shoferët e firmës “Durmo Turs”, i cili pranoi se matësit e shpejtësisë në autobusët e kësaj firme, ishin të manipuluar. Për aksidentin e 13 shkurtit akuzohen 6 persona. Rastin e udhëheq gjykatësja Diana Gruevska Ilievska, ndërsa përfaqësuesi i akt-akuzës është prokurori publik, Darko Jakimovski.