Botë

Hong Kong, polici qëllon me armë protestuesin

11.11.2019 11:28

Një polic ka qëlluar me armë një protestues në Hong Kong....

Pamjet e shfaqura treguan oficerin që i drejtonte armën një protestuesi para se ai të përleshej me një person tjetër. Një burrë tjetër, i cili mbante maskë në fytyrë, i afrohet dhe oficeri e qëllon nga një distancë fare e afërt. Nga pamjet nuk është e qartë nëse plumbat goditën dikë tjetër.
 
Në një deklaratë, qeveria konfirmoi që një oficer policie kishte shkarkuar revolverin e tij të shërbimit dhe se një njeri ishte qëlluar. Autoriteti spitalor i Hong Kongut tha se kishte marrë një pacient 21 vjeç me plagë me armë zjarri, i cili ishte në gjendje kritike për jetën. Mediat lokale raportojnë se demonstruesi i ishte nënshtruar një operacioni. Të shtënat kanë përshkallëzuar tensionet, ku herë pas here ka edhe skena kaotike, ku policia qëllon protestuesit me gaz lotsjellës.