Botë

ShBA, makina përfundon në katin e dytë, dy të vdekur

11.11.2019 11:59

Dy persona mbetën të vdekur kur një makinë doli nga rruga...

Dy persona mbetën të vdekur kur një makinë doli nga rruga e fluturoi në katin e dytë të një ndërtese të pabanuar në Nju Xhersi në SHBA.
 
Policia thotë se makina po ecte me shpejtësi mbi normalen, e shpejtësia me siguri është shkaktare e aksidentit, por ende po hetohet. Gjithsesi, dyshohet se makina ka hyrë me shpejtësi në kthesë e ka hasur në një mbajtëse metalike, që përdorej për të ngjitur materialet në ndërtesë, e me siguri ajo ka shërbyer si trampolinë për ta hedhur makinën në katin e dytë. Inspektorët ndërtimorë thonë se aksidenti nuk e ka shkatërruar strukturën mbajtëse të ndërtesës.