Maqedoni

Ekspertët: Të pranohen vërejtjet e komisionit të Venecias

20.09.2014 14:41

Rekomandimet e Komisionit të Venecias, rreth ndryshimeve Kushtetuese apo ligjore, jo gjithmonë pranohen nga institucionet e Maqedonisë...

Ekspertët juridik, madje, shprehin keqardhjen që institucionet vendase, edhepse deklarohen pro integrimit evropian, nuk kanë gadishmërinë që të kërkojnë këshilla nga ky komision për ndryshimet ligjore dhe kushtetuese, por një gjë e tillë ndodh kryesisht me kërkesë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. 
 
“Nëse duam, si vend anëtar i Këshillit të Evropës, në rrugën drejt BE-së, me të vërtet të harmonizohemi jo vetëm me rregullativën, por edhe me sjelljen tonë, mendoj se nuk ka përse të mos kërkojmë mendim nga Komisioni i Venecias. Thashë se nuk janë të obligueshme, megjithatë kanë një peshë tjetër”, shprehet ekspertja juridike Gordana Siljanovska.
 
Përvoja e deritanishme flet se Maqedonia ka pranuar një pjesë të rekomandimeve të këtij Komisioni, që kryesisht kanë të bëjnë me rregullativën zgjedhore. 
 
“Megjithatë, ende ka propozime që duhet të inkorporohen jo vetëm në ligje, por edhe në Kushtetutë”, shprehet ekspertja juridike Gordana Siljanovska.
 
Sa u përket propozim/ndrzshimeve të fundit të Kushtetutës ekspertet thonë se vërrejtjet dhe rekomandimet për propozim/ndryshimet e fundit duhet të shqyrtohen seriozisht nga propozuesi.
 
“Tash është me rëndësi në këtë moment politik shumë të rëndësishëm se si do të reagon organi ligjdhënës edhe propozuesi për vërrejtjet e tashme që ka Komisioni rreth ndryshimeve. Mendoj se sikurse kalon tash debati, duke përfshi edhe vërrejtjet që ka komisioni në fjalë, propozuesi në fazën e fundit para miratimit të propozimit të ndyshimeve që duhet t’i miraton Parlamenti duhet të ketë edhe ndryshime në qasjen dhe propozimin e tij, meqenëse vërrejtjet nga opinioni, nga baza, nga diskutimet publike janë shumë serioze, të argumentuara dhe tejet profesionale”, shprehet eksperti juridik Osman Kadriu.         
 
Ndryshe, përfaqësuesit e Komisionit të Venecias paralajmëruan se Raportin për propozim/ndryshimet kushtetuese do ta përgatisin deri më 26 shtator, mirëpo publikimi i tij do të ndodh në seancën e 10 tetorit.
 
Jozyrtarisht mësohet se Komsioni ka vërrejtje për shumicën e propozim/ndryshimeve kushtetese, përveç propozimit për ndërimin e emrit të Bankës Popullore dhe përcaktimin e pavarësisë së Revizorit Shtetëror me Kushtetutë.    
 
SHPËTIM  NUREDINI