Kuadri joadekuat profesional, kompanitë ankohen, humbim 2% të produktivitetit

11.11.2019 14:32

Për shkak të deficitit të kuadrit profesional...

Për shkak të deficitit të kuadrit profesional për të plotësuar nevojat e tregut të punës, kompanitë humbasin çdo vit 2% të produktivitetit të tyre, tregojnë analizat e bëra nga “Global”.

Problemi në lidhje me kuadrin profesional, sipas Odës Ekonomike, fillon që nga arsimi. Për këtë arsye, Oda kërkon ndryshime në Ligjin për arsim dual.

“Apelojmë deri te MASh për miratimin e ndryshimeve ligjore për arsimin teknik, apo miratimin e Ligjit të ri dhe harmonizimin e ligjeve që kanë të bëjnë me këtë problematikë, edhe atë deri në fund të këtij viti shkollor”,- tha Natasha Janevska nga OEM.

Nga shkolla teknike thonë se kushtet e mira nëpër institucionet arsimore janë kusht për prodhimin e kuadrove të mirëfilltë.

“Në shkollën tonë është bërë vlerësimi i rrezikut të vendeve të punës, trajnim i të punësuarve për dhënien e mësimit praktik në mënyrë të sigurt, janë blerë të gjitha materialet e nevojshme dhe pajisjet mbrojtëse për mirëmbajtjen e mësimit praktik. Ne kërkojmë që të gjitha këto të përfshihen në një zgjidhje ligjore”,- u shpreh drejtori i Shkollës teknike “Vllado Tasevski”, Aleksandar Sibinkovski.

Problemi i mungesës së kuadrit adekuat me nivel më të ulët të kualifikimeve dhe jopërputhshmërinë e aftësive me nevojat e tregut të punës nuk është problem vetëm në vendin tonë, por në të gjitha vendet evropiane, kryesisht si rezultat i ndryshimit të demografisë në vende, thonë nga OEM. (Ersan Pajaziti, TVM2)