Maqedoni

Mospagesa e rrogave në kohë, Mançevski: Nuk duam të dënojmë, duam rend

11.11.2019 14:49

80 institucioneve publike të cilave iu stopua lëshimi i pagave të punëtorëve për muajin tetor...

80 institucioneve publike të cilave iu stopua lëshimi i pagave të punëtorëve për muajin tetor për shkak të mosparaqitjes së të dhënave për punëtorët në sistem, u janë lëshuar pagat. Ministri i Administratës thotë se mospagesa e rrogave nuk ka për qëllim të dënojë punëtorët, por të vendosë rend në sistem. 
 
“Synimi  ynë  është që të vendosim rend në sistem dhe të sigurojmë të dhëna të sakta për numrin e të punësuarve dhe  karakteristikat demografike në sektorin publik, të cilat në përputhje me ligjin, i duhen Sistemit të informacionit për udhëheqje me burimet njerëzore”,- tha Damjan Mançevski nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës.
 
Mançevski: Të dhënat duhen azhurnuar në kohë
 
Çdo institucion publik i cili nuk do t’i azhurnojë në kohë të dhënat e punëtorëve do t’u stopohet lëshimi i pagave, potencon Mançenvski.
 
“Stopimi i lëshimit të pagave nuk do të jetë një proces i cili bëhet vetëm një herë. Që të kemi në kohë reale të dhëna për punëtorët, është e nevojshme që ato të azhurnohen në kohë. Ky proces do të përsëritet çdo muaj dhe në çdo  institucion i cili nuk do t’i paraqesë dhe azhurnojnë në kohë të dhënat”,- tha  Damjan Mançevski nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratë.
 
Në këtë operacion nuk u përfshinë institucionet  e shëndetësisë, arsimit, çerdhet, MPB dhe ARM, për shkak të mospërputhjes me pjesën tjetër të administratës, por me ndryshimet ligjore priten që këto lëshime të tejkalohen. Nga 15 tetori deri sot në sistem janë regjistruar 32.247 të dhëna të reja për punëtorët, numri i përgjithshëm i të dhënave për punëtorë është 91.653. Ende nuk dihet se sa është numri i saktë i të punësuarve në sektorin publik dhe nëse vazhdohet me ketë dinamikë, Mançevski thotë se deri në mars ky numër do të dihet.
 
GAZMEND KURTISHI