Protokolli për anëtarësim në NATO, Timonie: Franca do ta ratifikojë deri në fund të vitit
Ambasadori francez, Kristian Timonie, nuk sheh probleme në ratifikimin e Protokollit....

Ambasadori francez, Kristian Timonie, nuk sheh probleme në ratifikimin e Protokollit për anëtarësim në NATO. Procedurat rrjedhin sipas parashikimeve, thotë Timonie.
Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO, përveç Francës, duhet ta ratifikojnë edhe Holanda dhe Spanja, dhe e gjithë kjo të përfundojë brenda vitit.
“Procesi i ratifikimit të Protokollit për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO është në rrjedhë dhe pa probleme. Protokollin Franca do ta ratifikojë deri në fund të vitit”,- tha ambasadori i Francës në RMV, Kristian Timonie.
Deklaratën ambasadori francez e dha pas komemoracionit në varrezat ushtarake franceze në Shkup, me rastin e Ditës së pajtimit pas Luftës së Parë Botërore dhe Ditës së Pikëllimit Popullor, ditë që shënon pajtimin mes Francës dhe Gjermanisë.
Mini Shengeni Ballkanik, Timonie: Çdo lloj bashkëpunimi, i mirëseardhur
Timonie dha vlerësimin e tij dhe të vetë presidentit Makron për idenë e mini Shengenit Ballkanik. Ai e sheh të mirëseardhur çdo bashkëpunim në Ballkanin perëndimor.
“Çdo bashkëpunim në këtë rajon mes vendeve nga Ballkani Perëndimor është i mirëseardhur, sepse siç po shihni edhe sot bashkëpunimi deri ku na solli, se ai ka vetëm fryte pozitive dhe Franca i mbështet bashkëpunimet e këtij lloji”,- theksoi ambasadori i Francës në RMV, Kristian Timonie.
Në komemoracion u lexua edhe porosia e sekretares shtetërore në Ministrinë franceze të Forcave të Armatosura, Zhenevjev Dariesek, ku thuhet se një vit pas përfundimit të betejave nga Lufta e madhe, më 11 nëntor të vitit 1919, për herë të parë pas shënimit të paqes, u shënua armëpushimi. (Fitim Kryeziu, TVM2)
