Maqedoni

Lubotenasit vitin e arhdëshëm do të pijnë ujë të pastërt

20.09.2014 15:04

Problemi i furnizimit me ujë të pijshëm i banorëve të fshatit Luboten së shpejti do të fillojë të zgjidhet...

Të paktën kështu premtojnë për TVM2 nga Minsitria e ambientit dhe Komuna e Butelit, të cilat kanë marrë përsipër bashkëfinancimin e projektit të ujësjellësit të Lubotenit. 
 
“Ne sivjet ndamë mjete 3 milion denarë për çështje të kofinancimit, të projektit të ujësjellësit në  fshatin Luboten , me shpresë që vitin e ardhshëm do japim te njejtat mjete për rrumbullaksimin e atij projekti. Kjo do të thotë se pjesmarrja jonë është 49% në kofinancimin e këtij projekti.  Ndërsa komuna financon në 51% mjeteve që do të thot se pjesa jon 25% e kofinancimit vecmë ka filluar dhe vitin e ardhshëm do vazhdojm deri në përmbylljen e këtij projekti shum të rëndësishëm për qytetarët e fshatit Luboten”, shprehet ministri i abmientit jetësor Nurhan Izairi. 
 
Ndarjen e  mjeteve  e konfirmon edhe Kryetari i Butelit Petre Llatinovski, i cili megjithse nuk pranon të flasë  para kamerës tonë, në bisedë telefonike sqaron se procedura për zgjidhjen e furnizimit me ujë për fshatin Luboten tanimë ka filluar.
 
Për këtë qëllim një sasi e mjeteve të nevojshme janë siguruar nga Ministria e Ambientit dhe nëse lejojnë kushtet klimatike  punimet në Luboten do të fillojnë së shpejti.
 
Krahas opcionit për rregullimin e bazenit të ujësjellësit të fshatit, një opcion i mundshëm për zgjidhjen e këtij problemi do të ishte edhe kyçja e Lubotenit në ujësjellësin e qytetit të Shkupit, pasiqë drejtori i ujsjellesit bën të ditur se burimi i Rashçes ka ujë te mjaftueshëm jo vetëm për të furnizuar pjesën ku shtrihet aktualisht ujësjellësi, por edhe për të shtrir rrjetin në pjesët tjera të Shkupit. 
 
"E dim se Shkupi është qytet që rritet shpejtë . U ndërtua shum në 10 vitet e fundit, si qebndra ashtu edhe rretbina. Rrjeti i ujëdnellësit është rreth njëmijë e treqind kilometra dhe rritet xhdo dit. Tani për tani i plotësojmë nevojat me burimin e Rashçes. Në rastet e jashtëzakonshme ndodh ti përdodim si variant rezerve edhe bunaret në Lepenc dhe Nerez", shprehet drejtori i ujsjellësit Bojan Vasilevski. 
 
Por meqë ujësjellësi i Shkupit nuk ishte i shtrirë në fshatin Luboten, banorët me vetëorganizim para disa vitesh sollën ujin në fshat, por tani për tani shfrytëzojnë ujë për pije nga kroi i fshatit, pasiqë bazeni i ujësjellësit është i dëmtuar prandaj uji nuk mund të përdoret për pije.
 
"Ne prej ujesjellesit nuk pim as nuk lajm, vetëm prej këtij.Arsyeja se nuk është i filtrum edhe atje nalt qka asht bazenti  lopt, kafshët krejt hijn brenda dhe aj uj nuk asht as për me pi e as për te lar as për kurgjë, shum është pisllëk i madh", shprehet një banor. 
 
Por pas alarmimit në TVM 2 të këtij problemi ,,duket se pushteti lokal është vënë në lëvizje dhe pritet që pas marrveshjes për bashkëfinancim me Minstrinë e Ambientit, deri në gjysmën e dytë të vitit të ardhëshëm ky problem të  zgjidhet dhe lubotenasit të pijnë ujë të pastërt.
 
GYLTENE SINANI