Botë
Shqipëri, zgjidhen mes debatesh dy anëtarë të Kushtetueses
11.11.2019 19:00
Kuvendi i Shqipërisë miratoi mes debatesh emrat e dy anëtareve të Gjykatës Kushtetuese...

Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji do të jenë anëtaret e reja, me miratimin e të cilave po bëhet gradualisht plotësimi i vakancës në këtë gjykatë.
Socialistët kërkojnë që presidenti, Ilir Meta, të heq maskën e të flasë troç, pasi qëndrimi i tij për këtë çështje nuk është ai që paraqet kreu i shtetit, deklaratë që u pasua nga reagime të tjera.
Partia demokratike përmes Gazment Bardhit tha se miratimi i dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht dekreteve të Metës, është puç që i bëhet drejtësisë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian kanë përshëndetur këtë votim.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, këto dy përfaqësi diplomatike theksojnë se votimi i dy anëtarëve të reja e çon Shqipërinë përpara në ringritjen e Gjykatës Kushtetuese.
LULJETA NDOKA
