Zgjedhjet në Kosovë, KQZ pret ende vendimin e Supremes
Edhe pse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka pranuar vendimet e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa...

Edhe pse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka pranuar vendimet e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa rreth ankesave për rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, KQZ ende pret afatet ligjore për të proceduar tutje.
Nga KQZ thonë se duhen pritur vendimet nga ankesat e parashtruara në Gjykatën Supreme, që sipas ligjit është 24 orë.
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka vendosur për 100 ankesat e paraqitura nga subjektet politike dhe kandidatët për deputetë.
PZAP-i ka pranuar si të bazuara 53 ankesa, për 52 të tjera paneli ka vendosur që të urdhërojë KQZ-në për rinumërimin e 1.472 vendvotimeve.
Lidhur me ankesën e parashtruar nga Koalicioni Nisma – AKR – PD, PZAP ka urdhëruar KQZ-në, që të largojë nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve votat e votuesve jashtë Kosovës të ardhura nga Serbia.
23 ankesa janë hedhur te pasafatshme dhe të palejuara, 25 ankesa janë refuzuar të pabazuara dhe një ankesë konstatohet e tërhequr.
