Botë

Kthehen në Turqi 49 pengjet e mbajtura nga ISIS

20.09.2014 15:41

49 shtetas turk, të rrëmbyera nga militantët e Shtetit Islamik (IS) në qytetin Mosul të Irakut, janë kthyer në Turqi...

Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, i cili ka konfirmuar se të gjithë pengjet janë në gjendje të kënaqshme shëndetësore.
 
Grupi është rrëmbyer në muajin qershor, kur militantët e Shtetit Islamik kanë marrë kontrollin e Mosulit dhe, rrjedhimisht, kanë uzurpuar konsullatën turke në këtë qytet.
 
Pengjet kanë përfshirë konsullin e përgjithshëm, Ozturk Yilmaz, diplomatë të tjerë, ushtarë dhe fëmijë. Davutoglu nuk ka dhënë detaje për rrethanat e lirimit të tyre, por ka thënë se pengjet janë liruar përmes “metodave” të agjencisë së inteligjencës.
 
Ndërkohë Zëvendëskryeministri turk, Numan Kurtulmus, u ka thënë gazetarëve se “rreth 45,000 kurdë sirianë kanë kaluar kufirin në tetë pika të hyrjes”, presje Turqia ka hapur kufirin më 19 shtator. Militantët e Shtetit Islamik kanë pushtuar disa fshatra në Siri, pranë kufirit me Turqinë.
 
Avancimi i tyre ka bërë që lideri i kurdëve në Irak, Masud Barzani, t’i bëjë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të shpëtojë kurdët e Sirisë nga sulmet e militantëve.