Maqedoni
Qeveria do të mbajë seancë në Tetovë
12.11.2019 10:00
Qeveria sonte në orën 19:00 do ta mbajë në Tetovë seancën e 165-të....

Qeveria sonte në orën 19:00 do ta mbajë në Tetovë seancën e 165-të. Para mbajtjes së seancës do të ketë edhe aktivitete të ministrave në terren.
Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, ministrat e Transportit dhe Lidhjeve dhe të Ekonomisë, Goran Sugareski dhe Kreshnik Bekteshi, dhe drejtorët e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore dhe të NP “Rrugët e Maqedonisë”, Zoran Kitanov dhe Bekim Memedi, do të vizitojnë nga afër rikonstruimin e transitit nëpër Tetovë, rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë. Ministri Bekteshi do ta vizitojë edhe një kompani në Zonën Industriale - Tetovë. Sekretari shtetëror i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Nefrus Çeliku, do të bëjë shqyrtimin e punimeve ndërtimore në sistemin e ujitjes Raven – Reçicë në fshatin Toplicë. Ministri i Shëndetësisë, Venko Felipçe, do ta vizitojë Qendrën Klinike në Tetovë, ndërsa ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, dhe drejtoresha e Agjencisë për Punësim, Biljana Jovanovska, do ta vizitojnë një furrë buke.
