Botë

Gazë, Izraeli vret komandantin Islamik Palestinez

12.11.2019 11:01

Izraeli tha se ka vrarë një nga komandantët më të lartë të një grupi militant në Rripin e Gazës....

Baha Abu Al-Ata, udhëheqës i Xhihadit Islamik Palestinez, u vra së bashku me gruan e tij, kur raketa goditi shtëpinë e tyre. Izraeli tha se Al-Ata po planifikonte "sulme të menjëhershme terroriste".
 
Xhihadi Islamik Palestinez u zotua se do të hakmerret për vrasjen e tij. Grupi, i cili mbështetet nga Irani, është organizata e dytë më e madhe militante në Gaza dhe ka kryer shumë sulme me raketa ndaj Izraelit. Grupi militant palestinez i Hamasit, i cili udhëheq Rripin e Gazës dhe konsiderohet rival i Xhihadit Islamik Palestinez, e dënoi vrasjen e Al-Atas dhe tha se "nuk do të kalojë pa ndëshkim".
 
Shumë shpejt pas lajmit për vrasjen, militantët hodhën disa raketa në drejtim të Izraelit, por nuk u raportua për të plagosur apo dëme të tjera.