Maqedoni
Qeveria tërheq propozim-ligjin për protesta
12.11.2019 11:32
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut tërheq propozim-ndryshimet e Ligjit për tubime publike....

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i dëgjoi vërejtjet e organizatave qytetare për ndryshimet e paralajmëruara të Ligjit për tubime publike dhe në seancën e sotme të 164 vendosi që të tërheq propozim-ndryshimet me qëllim që të sigurohet një konsultim më i gjerë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Qeveria vlerëson se ka hapësirë për negociata dhe për përmirësimin e përmbajtjes me qëllim që të mundësoj shprehjen e lirë në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë.
