Botë

Obama sërrish thërret për mobilizim kundër ISIS-it

20.09.2014 15:43

Presidenti amerikan, Barack Obama, i ka bërë sërish thirrje komunitetit ndërkombëtar që të angazhiohet sa më shumë në luftën kundër militantëve...

Presidenti amerikan, Barack Obama, i ka bërë sërish thirrje komunitetit ndërkombëtar që të angazhiohet sa më shumë në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik, të cilët kanë pushtuar pjesë të mëdha të Irakut dhe Sirisë.
 
"Ne nuk do të hezitojmë të ndërmarrim veprime kundër këtyre terroristëve në Irak apo në Siri. Por, kjo nuk është vetëm luftë e Amerikës. Unë nuk do t’i angazhoj këmbësoritë tona në një tjetër luftë”, ka thënë Obama në adresimin e tij javor.
 
Shtetet e Bashkuara janë duke udhëhequr përpjekjet për të krijuar një përgjigje globale kundër kërcënimit në rritje të Shtetit Islamik.
 
Ndërkohë Pjesë të Shtëpisë së Bardhë janë evakuuar, pasi një person ka kapërcyer gardhin dhe ka vrapuar drejt ndërtesës.
 
Presidenti Obama, nuk ka qenë në Shtëpinë e Bardhë, kur shërbimi sekret ka urdhëruar evakuimin e Krahut Perëndimor.
 
Pamjet kanë treguar shkelësin duke vrapuar nëpër lëndinën e Shtëpisë së Bardhë, drejt rezidencës së presidentit.Ndërsa shërbimi Sekret e ka dërguar atë në paraburgim.