Maqedoni

Zaev: Dëgjuam qytetarët, tërheqim ndryshimet në Ligjin për protesta

12.11.2019 14:47

Pas reagimeve të shumta, qeveria tërheq propozim-ndryshimet e Ligjit për tubime publike...

Ekzekutivi konsideron se ka hapësirë për bisedime dhe për përmirësimin e përmbajtjes, me qëllim, siç potencojnë, mundësim të lirisë së shprehjes në hapësira publike përmes rregullave të përcaktuara qartë dhe në pajtim me Kushtetutën. Kryeministri Zaev thotë se ky vendim është marrë nga publiku dhe se në të ardhmen, në bazë të praktikave ndërkombëtare, do të kërkohet zgjidhje më e mirë.
 
“Dëgjuam reagimet e qytetarëve dhe menjëherë kemi reaguar, kjo është karakteristikë e kësaj qeverie. Do t’i dëgjojmë dhe do të shohim praktikat ndërkombëtare, do të shohim se si e bëjnë këtë demokratët. Kam luftuar së bashku me një numër të madh të qytetarëve për liri dhe demokraci. Liria dhe demokracia është përfitimi kryesor i kësaj shoqërie, nuk tërhiqemi nga kjo”,- deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.
 
SEDAT SELIMI