Botë
Vazhdon konflikti në Ukrainë edhe përkunbdër marrveshjes
20.09.2014 15:45
Edhe përkundër njoftimeve për arritjen e marrveshjes, mediat raportojnë për vazhdimin e dhunës në lindje të Ukrainës...

Raportet vijnë vetëm disa orë pas arritjes së një marrëveshjeje midis Qeverisë së Ukrainës dhe separatistëve pro-rusë, për shtensionimin e konfliktit në lindje.
Marrëveshja nëntëpikëshe, e arritur gjatë bisedimeve në Minsk, u kërkon të dyja palëve që të largojnë armët e rënda nga zona e konfliktit, të pezullojnë fluturimin e aeroplanëve luftarakë në zonë dhe të shkëmbejnë të burgosur.
Ushtria e Ukrainës ka raportuar se një ushtar është vrarë, pasi trupat e saj janë sulmuar në provincën Donjeck.
