Maqedoni
Tetovë, vazhdon rehabilitimi i bulevardit industrial
12.11.2019 15:50
Bulevardi industrial në Tetovë, që lidh universitetet dhe Tetovën me komunat tjera rurale...

Bulevardi industrial në Tetovë, që lidh universitetet dhe Tetovën me komunat tjera rurale, po rehabilitohet.
Ekzekutivi thotë se do të vazhdojnë të punojnë jo vetë në këtë rrugë prej 4 kilometrash, po kudo ku ka nevojë për përmirësimin e infrastrukturës.
“Rreth 5 milion euro projekte, punë të kryera dhe rehabilitimi dhe ndërtimi i rrugëve, përfshirë këtë rrugë prej 4 km, përfshirë rrugën Tetovë - Kodra e Diellit,18 klm me vlerë prej 1.7 milion euro, duke përfshirë këtu rrugën që lidh Karpallakun me Zhelinë dhe rrugën Pirok-Bogovinë”,- deklaroi zëvendëskryeministri, Bujar Osmani.
“Ne nuk do ndalemi këtu, dua të paralajmëroj shumë projekte tjera se në çdo vendbanim shqiptar ku ka nevojë”,- theksoi drejtori i Ndërmarrjes “Rrugët e Maqedonisë”, Bekim Memedi.
Tetovarët me vite presin hapjen e bulevardit “Bllagoja Toska”. Edhe shumë rrugë dytësore tjera në Tetovë po përballen me mungesë infrastrukture.
Qeveria premton se ka projekte për vitin e ardhshëm jo vetëm për Tetovën, por për shumë vendbanime ku jetojnë shqiptarët.
VISAR SADIKI
