Vedat Muriqi mungon ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë

12.11.2019 16:15

Kosova do të luajë një sfidë mjaft të rëndësishme të rëndësishme të enjten në mbrëmje...

Kosova do të luajë një sfidë mjaft të rëndësishme të rëndësishme të enjten në mbrëmje, në transfertë ndaj Republikës Çeke, takim që do të vendosë shumë sa i përket shpresave për kualifikim të “Dardanëve” në Europianin e 2020-ës.
 
Megjithatë trajneri Bernard Challandes ka marrë një lajm të keq paraditen e sotme, pasi sulmuesi kryesor i skuadrës dhe njëri prej futbollistëve më në formë të javëve të fundit, Vedat Murriqi, nuk do të jetë gati për këtë takim.
 
Sulmuesi i Fenerbahce u dëmtua në një ndeshje të kampionatit turk dhe dje u stërvit veçmas shokëve të skuadrës, por sot u konfirmua se nuk mund t’ia dalë si për takimin ndaj Çekisë, ashtu edhe atë ndaj Anglisë, 3 ditë më vonë në “Fadil Vokrri”.
 
Kosova renditet në vendin e tretë, me një pikë më pak se Republika Çeke, ndërsa do t’i duhet fitorja në sfidën e të enjtes, për të qenë në pozita komode dhe për të tentuar kualifikimin në ndeshjen ndaj Anglisë të dielën në mbrëmje në “Fadil Vokrri”.