Visar Ganiu dhe Sedat Baftiu në mesin e laureatvë për çmimin “13 nëntori”

12.11.2019 16:36

Lidhja e sporteve të qytetit të Shkupit I ndau sot cmimet 13 nëntori....

Lidhja e sporteve të qytetit të Shkupit I ndau sot çmimet 13 nëntori, të cilat u ndan për professor më të mirë të edukatës fizike, sportistë dhe punëtor sportiv të cilët kanë arritur suksese gjatë vitit 2019. Në mesin e laureatvë, u gjet edhe komuna Çair, e prirë nga kryetari Visar Ganiu, e cila morri cmimin si komunë më e sukseshme sportive në kuadër të kryeqendrës tonë. E gjithë kjo, ka ardhur fal rezultateve kulmore që I kanë arritur kolektivet sportive gjatë vitit nga komuna, në sportet individuale dhe kolektive, ishte I mendimit njeriu numër një I komunës Çair.
 
Në mesin e laureatëve ishte edhe Sedat Baftiu, professor I edukatës fizike në shkollën fillore Liria, si dhe trajner I klubit të mundjes që e mban emrin e njejtë. Ai u shpreh falenderues për gjithë sportistët me të cilët ka bashkëpunuar gjatë 13 viteve të punës së tij si professor në këtë lëmi.
 
Ndërkohë nesër, edhe Komuna e Shkupit do ti ndaj cmimet 13 nëntori, ku në mesin e laureatavë nga sporti, është gjetur edhe Besir Alili, kampion I Europës në mundje për kadetë. / Mustafa Ademi