Rasti "Perandoria", Stefanova kundër kthimit të pasaportave
Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit....

Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka dhënë mendim negativ në Gjykatën Penale për kërkesat për dhënien e pasaportave të përkohshme për biznesmenët e dyshuar në rastin "Perandoria", Orce Kamçev dhe Cvetan Pandelevski, konfirmojnë për TVM2 nga kjo prokurori.
Kjo do të thotë se prokurorja e rastit, Lile Stefanova, në duart e së cilës është sërish hetimi për rastin "Perandoria", nuk është pajtuar që i dyshuari në periudhën e ardhshme të lëshojë shtetin.
Dy të dyshuarit, Kamçev dhe Pandelevski, fillimisht mendim pozitiv për kthimin e dokumenteve të përkohshme të udhëtimit që ishin me kohëzgjatje prej 6 muajve morën nga ish shefja e PSP-së, Katica Janeva.
Kërkesën për dhënien e lejes së përkohshme për dokument të udhëtimit në Gjykatën Penale, Kamçev e ka dorëzuar para disa ditëve me arsyetimin se ka udhëtim zyrtar për biznes-takime.
Edhe përkundër mendimit negativ nga ana e Prokurorisë për kërkesën në fjalë, mbetet Gjykata Penale të vendosë se nëse biznesmenët e dyshuar do t’i marrin dokumentet e udhëtimit.
Në rastin "Perandoria", 12 persona dyshohen për larje parash në dëm të shtetit për përfitime personale. (Florije Beluli Kamberi, TVM2)
