Maqedoni

Armend Arsllani zgjidhet zv/ministër i ri i Shëndetësisë

12.11.2019 19:28

Me 62 vota “për” dhe 17 “kundër”, Kuvendi votoi Armend Arsllanin....

Me 62 vota “për” dhe 17 “kundër”, Kuvendi votoi Armend Arsllanin për zëvendës ministër të ri të Shëndetësisë. 
 
Arsllani, vjen nga radhët e BDI-së. Ai është urolog specialist në Fakultetin e Mjekësisë në USHKM. Ai  paraprakisht ka punuar si doktor i mjekësisë së përgjithshme në Spitalin e specializuar për nefrologji në Strugë dhe vazhdon avancimin  profesional si specialist i urologjisë dhe kirurgjisë urologjike. Nga viti 2018 është anëtar i Këshillit drejtues i spitalit të specializuar për urologji në Strugë.
 
Në angazhimin e tij në mjekësi dallohet puna në përkthimin e Udhëzuesit të Asociacionit evropian të urologëve, me çka ka kontribuar në ngritjen teorike në këtë sferë. Në këtë pozitë vjen në vendin e Asim Musës, i cili dha dorëheqje nga ky funksion pas supozimeve për mitmarrje.