Aleanca për Shqiptarët: Ku mbetën premtimet e qeverisë për Tetovën!

12.11.2019 19:52

Aleanca për Shqiptarët i ka drejtuar pyetje publike qeverisë....

Aleanca për Shqiptarët i ka drejtuar pyetje publike qeverisë për projektet e parealizuara për Tetovën

Nga ASH pyesin se ku mbetën premtimet për shkollën në Reçicë dhe në fshatin Sellcë. Ku mbeti rregullimi i shtratit të lumit në fshatin Poroj!  Ku mbeti premtimi j se një kompani që prodhon energji,  nuk mund të menaxhojë me qendër turistike, e  ELEM-it ende nuk i është marrë  e drejta e menaxhimit me Kodrën e Diellit!  Ku mbeti gazifikimi i qytetit!

Ku mbeti transporti publik!  Edhe sa dekada i duhen BDI-së që Tetova përfundimisht të bëhet me Teatër? Ku mbeti kërkesa e drejtuar tanimë dy vite Revizionit Shtetëror për një revizion i rregullt komunës së Tetovës dhe spitalit klinik , ku mbeti transparenca e komunës së Tetovës që qytetarët e Tetovës të jenë të informuar se sa është borxhi publik i komunës, pyesin publikisht nga ASH.