Maqedoni
Sistemi i ujitjes Raven – Reçicë, vazhdojnë punimet, ministrat inspektojnë gjendjen
12.11.2019 20:05
Vazhdojnë intensivisht punimet për sistemin e ujitjes Raven-Reçicë...

Vazhdojnë intensivisht punimet për sistemin e ujitjes Raven-Reçicë, që do të mundësojë ujitjen e rreth 4 mijë hektarëve tokë në fushën e Pollogut.
Rreth 80% e punimeve kanë përfunduar, në 20 për qind të trasesë janë vendosur edhe gypat. Projekti kap vlerën e 15 milion eurove me një afat 5 vjeçar realizimi.
Për ndërtimin e këtij sistemi shteti ka filluar edhe me kompensimin e banorëve mbi tokat e të cilëve kalon kanali, megjithëse ka disa probleme të vogla me ekspropijimin, veçanërisht në komunën e Gostivarit. Me këtë sistem do të përfshihen 22 vendbanime në komunat Gostivar, Vrapçisht, Bogovinë dhe Tetovë.
Me sistemin e ujitjes do të përfshihen edhe sipërfaqet bujqësore në anën e djathtë të autostradës Tetovë – Gostivar deri në rrëzë të Malit Sharr, si edhe sipërfaqet prej anës së majtë të rrugës me sipërfaqe të përgjithshme prej mbi 3.300 hektarë.
LULZIM AZIRI
