Maqedoni
VMRO-DPMNE: 3.9 mln euro për projekte pupuliste
12.11.2019 20:21
VMRO-DPMNE ka kritikuar buxhetin për vitin 2020. Sipas tyre, pushteti vitin e ardhshëm planifikon...

VMRO-DPMNE ka kritikuar buxhetin për vitin 2020. Sipas tyre, pushteti vitin e ardhshëm planifikon të shpenzojë 3.9 miliardë euro për projekte populiste, asnjë denarë më shumë për investime kapitale.
Pensionistët i gënjejnë me 700 denarë rritje, teksa ua hoqën dy rritjet e mëhershme me nga 600 denarë, gënjejnë për rritje rrogash teksa punëtorët detyrohen tua kthejnë pronarëve paratë shtesë, gënjejnë për shëndetësi falas pa planifikim parash në buxhet, gënjejnë fermerët, akuzon VMRO, nga e cila thonë se LSDM nuk investon për zhvillim, pasi paratë i duhen për blerjen e mundshme të zgjedhjeve.
“Ndarja e 380 milionë eurove për investime kapitale kur buxheti është projektuar në 3.9 miliardë euro, është qesharake. Nuk ka para as për kapacitetet e reja energjetike, asgjë nga të paralajmëruarat Çebren dhe Galishtë… Zaev po i gënjen edhe pensionistët. Tre vite radhazi ua shkurtoi pensionin me nga 600 denarë që kishin rritje, e tani u premtoj 700 denarë. Rritja shtesë e pagës minimale për të cilën mburret Zaevi nuk realizohet në praktikë, pasi punëtorët detyrohen të kthejnë një pjesë të parave në dorë dhe institucionet nuk bëjnë asgjë për këtë. Në shëndetësi tjetër dështim. Zaev premtoi shëndetësi falas për të gjithë e nuk ka para në buxhet. As për fermerët nuk ka para, të cilëve u ishte premtuar naftë e gjelbër dhe përfunduan me kupone prej 500 denarë për vetëm 50,000 fermerë, në kushte kur shteti ka mbi 100,000 fermerë. Është e pritshme pse Zaev nuk investon në zhvillimin e shtetit. Ai po investon për blerje të mundshme të zgjedhjeve”,- deklaroi Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE.
GAZMEND KURTISHI
