Maqedoni

Data e negociatave për RMV-në, Vuçiq: Para zgjedhjeve, druajnë për rezultatin

12.11.2019 20:40

Edhe pse mes Pendarovskit dhe Makronit nuk është përmendur afate kohore për fillimin e bisedimeve...

Edhe pse mes Pendarovskit dhe Makronit nuk është përmendur afate kohore për fillimin e bisedimeve, president serb Vuçiq ka folur për një afat, e sipas tij ky afat është marsi, para zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut. 
 
“BE do të kërkojnë të jetë muaji mars dhe të mos pritet Zagrebi në maj, sepse druajnë nga rezultatet e zgjedhjeve në Shkup. Zgjedhjet në Shkup janë më 12 prill dhe ata nuk duan të jenë fajtorë për humbjen e dikujt, për diçka që ju ishte premtuar se do ta realizojnë”,- tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.