Shkatërrimi i ekspozitës “Të palarat në shesh”, Arifi: Shprehja e lirë, e drejtë e patjetërsueshme
Teuta Arifi tha se do të shqyrtohet se kush e ka larguar ekspozitën.....

Dje para Pallatit të Kulturës në Tetovë u mbajt ekspozita “Të palarat në shesh” ku u vendosën fotografi me disa premtime të parealizuara nga ana e kryetares së tanishme të Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, të cilat pak minuta pas vendosjes, u larguan nga autoritetet e komunës.
Sot e para e Tetovës, Teuta Arifi tha se do të shqyrtohet se kush e ka larguar ekspozitën. Potencoi se e drejta për tu shprehur lirshëm, nuk guxon të nëpërkëmbet nga askush dhe premtoi se do hetohet se kush pengoi këtë të drejtë demokratike.
“Ne mbetemi si komunë e hapur dhe transparente dhe maksimalisht e angazhuar për të dëgjuar zërin e gjithësecilit. Kemi pasur agjendë të mbingarkuar këto dy ditë, por do ta shqyrtojmë dhe do zgjidhim çdo shqetësim në kuadër të asaj që është shprehje e lirë dhe demokraci e lirë. Unë jam demokrate me bindje, e jo vetëm deklarative dhe shprehja e lirë është e drejtë të cilën kemi obligim ta realizojmë” – tha Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.
