Botë
Macron bashkon Thaçin me Vuçiçin, në fokus rinisja e dialogut Prishtinë -Beograd
12.11.2019 21:26
Presidenti francez , Emmanuel Macron i ka dhënë një tjetër mundësi bisedimeve për dialogun Prishtinë-Beograd...

Presidenti francez , Emmanuel Macron i ka dhënë një tjetër mundësi bisedimeve për dialogun Prishtinë Beograd ndërsa ka bërë bashkë në një takim në Paris, presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiç.
Thaci në një postim në rrjetin social Facebook bëri të ditur se vendi i tij është i gatshëm të vazhdojë dialogun në kërkim të një marrëveshjeje për paqe, e cila duhet të sjellë njohje të ndërsjellë dhe anëtarësim të Kosovës në Kombet e Bashkuara. Por nënvizoi se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë pa kushte.
Ndërsa presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, u shpreh i zhgënjyer nga takimi në Paris pasi e konsideroi atë jo të mjaftueshëm sa për të çuar çështjen e dialogut në një nivel tjetër.
Sipas mediave serbe, Vuçiç dhe Macron kanë rënë dakord që në muajin janar të vitit 2020, pasi edhe Kosova të ketë formuar qeverinë e re, të organizojnë një tjetër takim trepalësh.
