Botë
Kinë, sulm në një çerdhe fëmijësh, 54 të lënduar
12.11.2019 21:49
Të paktën 54 persona janë lënduar si pasojë e një sulmi të një personi me një substancë kimike...

Të paktën 54 persona janë lënduar si pasojë e një sulmi të një personi me një substancë kimike në një çerdhe në provincën jugperëndimore kineze Yunnan.
Sipas South China Morning Post, sulmuesi ka hipur mbi murin e një çerdheje në qytetin Kaiyuan dhe ka spërkatur mbi fëmijët dhe mësuesit sodë kaustike.
Të paktën 51 fëmijë dhe 3 mësues janë lënduar dhe janë dërguar në spital për trajtim.
Autori 23-vjeçar i sulmit është arrestuar, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimin për zbardhjen e rastit.
