Maqedoni
Zaev: Gazjellësi Shkup- Tetovë -Gostivar, përfundon vitin e ardhshëm
12.11.2019 21:02
Kabineti qeveritar i udhëhequr nga kryeministri Zaev u mblodh këtë mbrëmje në Tetovë për seancën qeveritare..

I pari i ekzekutivit para fillimit të séances, edhe një herë përkujtoi vizitën që ministrat bënë gjatë ditës në projekte e ndërrmarje të ndryshme për tu njohur nga afër me ecurinë e projekteve dhe të subvencioneve qeveritare për bizneset.
Zaev me këtë rast theksoi se ndërtimi I gazsjellësit Shkup Tetovë Gostivar, me gjatësi 76 kilometra, vazhdon me ritme të përshpejtuara e në tërësi do të përfundojë vitin e ardhshëm.
Me këtë projekt që peshon 20 milionë euro, do të sjellim gazin për qytetarët dhe kompanitë në Gostivar dhe Tetovë, që ndjeshëm do të ndikojë në uljen e harxhimeve për bizneset dhe amvisëritë.
Por padyshim që gazi dhe masat e tjera, do të ndikojnë në uljen e ndotjes, bashkë me subvencionet për kondicionerët inverter, program për subvencione të filtrave për mbrojtje nga emisionet e dëmshme të gazrave në kompanitë e vogla e të mesme, filtrate e vendosur në cerdhe e koposhte janë vetëm një pjesë e asaj që bëhet për mbrojtjen nga ndotja, tha ndër të tjera kryeminstri Zaev, përcjell TVM 2.
