Botë

Deti hyri në Venecia, mbi gjysmë metri ujë nëpër sheshe

12.11.2019 22:06

Moti i keq dhe shirat e shumtë kanë sjell përmbytje masive në disa zona të Italisë...

Situata më e rëndë ka qenë në Venecia. Niveli i ujit u rrit në mënyrë të frikshme deri në 1 metër e 55 centimetra.

Një situatë që solli përmbytje të mëdha në mjaft zona të qytetit turistik. Pjesa më e madhe e shesheve të Venecias notonin në ujë.

Turistet kanë gjetur pikat më të larta të qytetit për t’i shpëtuar përmbytjeve. Rritja e frikshme e nivelit të detit që rrethon Venecian, ka shkuar shumë afër nivelit rekord të arritur ndonjëherë.

Parashikimet janë edhe më të frikshme pasi mendohet se rritja e nivelit mund të vazhdojë.