Gjykata penale, ndërpritet gjykimi i Gruesvkit për rastin "Traektorja"
Gjykata penale ka sjell vendim dhe ka ndërprerë procedurën kundër ish kryeministrit Nikolla Gruevski....

Gjykata penale ka sjell vendim dhe ka ndërprerë procedurën kundër ish kryeministrit Nikolla Gruevski, për rastin “Trajektorja”, që ka të bëj me ndërtimin e autostradave në vend.
Avokati i tij i përcaktuar sipas detyrës zyrtare e ka kërkuar këtë për shkak të vjetërsimit të veprës, për faktin se për dallim nga të akuzuarit e tjerë, Gruevski ishte i dënuar me propozim akuzë për dënim prej 1-3 vjet, për marrje të shpërblimit për ndikim joligjorë.
Tani nga buxheti i shtetit Gjykata duhet të paguaj harxhimet për procedurën në veprën e Nikolla Gruesvkit, avokatët e angazhuar deri tani si dhe avokatët e angazhuar sipas detyrës zyrtare.
Në rastin Traektorja përveç Nikolla Gruesvkit të akuzuar janë edhe bashkëpunëtorët e tij Vlladimir Peshevski, Mile Janakievskiu dhe ish drejtori i Agjencisë për rrugë shtetërore, Ljupço Georgievski.
