Përmbytja më e madhe në 50 vitet e fundit, Venecia në gjendje alarmi

13.11.2019 12:04

Venecia rrezikon përmbytjen e më shume se 70% të sipërfaqes sësaj....

Venecia rrezikon përmbytjen e më shume se 70% të sipërfaqes sësaj, nëse niveli i ujit mbërrin 155 centimetrat, që do të ishte një ndër më të lartit e regjistruar këto 50 vitet e fundit. Autoritetet kanë dhënë alarmin. Nëse shënohet  një baticë prej 155 centimetrash, pjesa më e madhe e qytetit mbulohet nga uji, edhe pse disa zona me akses publik mbeten të hapura.
 
Kapërcimi i nivelit një metër e gjysmë do të krijonte një gjendje vërtet shumë e rëndë, thonë autoritetet. Një situatë e tillë u shënua në 1966, kur uji mbërriti në 195 centimetra, çka ai u cilësua asokohe si një “event biblik”.