Katër viktima në një aksident në Çeki, njëri prej tyre shqiptar

13.11.2019 13:17

Një grua dhe një fëmijë me këtë rast kanë pësuar lëndime të rënda....

Një grua dhe një fëmijë me këtë rast kanë pësuar lëndime të rënda.Njëra nga makinat e përplasura ka pasur regjistrim austriak, ka vërtetuar një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë, njofton Agjencia Austruake e Lajmeve APA.

Dy të vdekurit nga ky aksident i rëndë janë shtetas austriakë, (51 dhe 38-vjeçarë).

I treti që ka pësuar, në makinën e njëjtë, AudiA6 me regjistrim austriak, ishte shtetas shqiptar, ndërsa viktima e katërt, ishte një shtetase çeke 26 vjeçe, në makinën tjetër, transmeton “albinfo.ch”.

Në po këtë aksident një grua me shtetësi të Maqedonisë ka pësuar lëndime të rënda dhe është transportuar në spitalin e qytetit Znaim.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të lokalitetit Pavlice, të qarkut Znaim.