Egjipt, merr flakë gjatë zbritjes avioni me 196 persona në bord

13.11.2019 13:30

Pamjet dramatike tregojnë se si një avion me 196 udhëtarë në bord ...

Pamjet dramatike tregojnë se si një avion me 196 udhëtarë në bord ka marrë flakë menjëherë pasi ka zbritur në aeroportin e Sharm El Sheikut, në Egjipt.

Për fat të mirë, Avioni Boeing 737-800 , i  kompanisë SkyUp nga Ukraina, me 189 udhëtarët dhe 7 anëtarët e ekuipazhit në bord, arriti të ndalojë pa asnjë problem në aeroportin bregdetar.

Avioni shkoi të parkohet te vendi i tij, kur papritur shpërthyen flakët e parë te pjesa e majtë e mekanizmit të uljes. Sipas teknikëve, vaji hidraulik i avionit kishte rrjedhur nga mekanizmi dhe kishte rënë sipër frenave të rrotave, të cilat ishin nxehur shumë, duke marrë flakë.