Maqedoni
Rasti “Zhvatja”, gjykimi caktohet për më 3 dhjetor
13.11.2019 13:52
Është caktuar për më 3 dhjetor fillimi i gjykimit për rastin “Zhvatja”...

Është caktuar për më 3 dhjetor fillimi i gjykimit për rastin “Zhvatja”, në të cilin të akuzuar kryesorë janë Bojan Jovanovski, Zoran Milevski dhe ish shefja e Prokurorisë Speciale (PSP), Katica Janeva. Gjykata Penale njofton se sipas sistemit AKMIS, lënda është ndarë te këshilli gjykues, me të cilin kryeson Vaska Nikollovska-Masevska.
Tashmë në tërësi janë miratuar akuzat për këtë rast. Jovanovski dhe Janeva gjenden në paraburgim, kurse Milevski është në arrest shtëpiak.
Jovanovski 13 akuzohet për veprën penale “larje parash”, Milevski për veprën “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm” ndërsa ish kreu PSP-së Katica Janeva, për “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm” dhe “shpërdorimin e pozitës dhe autorizimit zyrtar”.
Jovanovski sipas akuzës, ka ndikuar tek ish kryeprokurorja speciale për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orce Kamçev, të dyshuar në lëndën Perandoria” që udhëhiqej nga PSP. Si shpërblim, Janeva ka marrë të holla në vlerë prej 50,000 eurosh si dhe mobilje në vlerë prej 296.040,00 denarësh. Shpërblimin më të madh sipas akuzës, e kanë marrë dy të dyshuarit kryesorë, që për të shpëtuar Kamçevin, kanë përfituar 1.500,000 euro.
Për rastin “ Zhvatja” hetimi është zgjeruar edhe me organizatën “Lidhja Ndërkombëtare” , kryetar i së cilës është Boki 13, por edhe me nënkryetaren e kuvendit tashmë të dorëhequr, Frosina Remenskin, Mile Jovanovskin - babanë e Boki 13, nënpresidenten e Lidhjes Ndërkombëtare, Jasna Mandiq, si dhe me Kristina Karavijanovën dhe Bojan Novakovskin.
