Maqedoni

Zaev nesër në Greqi, takohet edhe me Micotakisin

13.11.2019 14:20

Kryeministri Zoran Zaev nesër padite do të udhëtojë drejt Greqisë...

Kryeministri  Zoran Zaev nesër padite do të udhëtojë drejt Greqisë, ku përveç pjesmarrjes në një simpozium të rëndësishëm  ndërkombëtar,  do të realizoj takim edhe me homologun e tij grek Kyriakos Micotakis.
 
“Nesër pasdite udhëtoj për në Greqi marrë pjesë në një simpozium, do të takohem me Micotakisin dhe do të kem fjalim. Duhet të ndaj kënaqësinë time për interesin e kompanive greke që të investojnë në vendin tonë. Do ta shfrytëzoj mundësin që të përforcojmë miqësinë dhe përmes ekonomisë, të thellojmë bashkëpunimin”, deklaroi kryeministri  Zaev.
 
I pyetur për takimin Pendarovski-Makron, Zaev  u shpreh se pret kthimin e presidentit për të mësuar detajet por megjithatë tha se është i kënaqur.
 
“Për mua është e qartë se vijon metodologji, e kam të qartë se vijon metodologji e cila duhet të adoptohet edhe nga vendet anëtare, por edhe nga Komisioni Europian. Vetëm shpresoj të arrijnë ta bëjnë atë në periudhë adekuate, pasi është i rëndësishëm mbajtja e motivimit tonë. Institucionet duhet të punojnë, duhet të fokusohen, gjithsesi me vendime pozitive dhe lajmet që vijnë jo vetëm  nga vendet e mëdha anëtare,  por edhe nga të gjitha vendet anëtare të BE-së. Këto lajme  mbajnë fokusin dhe na japin motivim në punën tonë të mëtejshme. Jam i kënaqur nga takimi e pres që presidenti të kthehet që të mund t’i mësoj të gjitha detajet”, ka deklaruar Zaev, përcjell TVM 2