Zgjidhja për Kodrën e Diellit, Zaev: 3 opsione, do të ndjekim shembujt e suksesshëm

13.11.2019 14:44

Edhe pse mediat nuk u lanë të hynin gjatë takimit për diskutimin rreth studimit....

Edhe pse mediat nuk u lanë të hynin gjatë takimit për diskutimin rreth studimit të ri të fizibilitetit për Kodrën e Diellit, gjithsesi që opsionet janë diskutuar gjerësisht në mbledhjen e fundit të qeverisë që u mbajt në Tetovë. Kryeministri, Zoran Zaev, ka sqaruar se ka tre alternativa, mes të cilave ajo që qendra turistike të menaxhohet edhe në vazhdim nga shteti, e kjo sipas tij është vështirë sepse shteti ka treguar se është menaxhues i dobët e nuk i di të gjitha aspektet e ofertës turistike. E dyta është partneriteti privat - publik në pjesën e teleferikut dhe shitjes së hoteleve. Zaev thotë se duhen ndjekur shembujt e suksesshëm.

“Besoj se analistët do të gjejnë model më të mirë, nuk dëshiron shteti të kursejë para, por të ketë qendër skijimi modern, pasi është me rëndësi për BPV-në, për vende të reja të punës, për ekonominë. Nëse më pyetni mua do ta kisha ndjekur modelin e shteteve të suksesshme në kësi modele. Do të doja Zvicra, Franca dhe Gjermania të investojnë këtu”,- deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.

Gjimnazi në Tetovë dhe shkolla në Reçicë, Zaev: Mjetet janë siguruar, punimet së shpejti

I pyetur ndërkohë se ku mbetën premtimet për objektet shtesë të gjimnazit dhe shkollës fillore në Reçicë të Vogël, për mosrealizimin e të cilave u akuzua edhe nga OJQ-të edhe nga opozita, Zaev tha se mjetet  janë siguruar dhe ndërtimi do të fillojë shpejt.

“Pjesë përbërëse e programit është edhe ndërtesa e “Kiril Pejçinoviqit” dhe shkollës fillore në Reçicë të Vogël. Kemi pëlqimin për ndërtime nga komuna, besoj se sektori për investime në MASh do të japë pëlqime adekuate”,- u shpreh kryeministri, Zoran Zaev.

Kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi, një ditë më parë u shpreh e kënaqur nga bashkëpunimi me qeverinë.

eh kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Por, opozita akuzon se për Tetovën janë dhënë shumë premtime e realizimi i tyre nuk duket askund. Madje, edhe ekspozita “Të palarat në shesh”, ku u vendosën fotografi me premtimet e parealizuara, u largua  pak minuta pas vendosjes, u larguan nga autoritetet e komunës e cila ende nuk ka përgjigje se kush u ndaloi OJQ-ve të drejtën për t’u shprehur lirshëm.

“Ky bashkëpunim jep rezultate më të mëdha, pasi me mbështetje të përbashkët promovojmë më shumë punë”.